Politike

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e J.D. Vance: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit, në postimin e ambasadës thuhet se në demokraci çdo qytetar ka zë dhe mençuri. 

5 Maj 2025, 10:19 Nga I.A
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e J.D. Vance: Nuk duhet të kemi
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance. Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit, në postimin e ambasadës thuhet se në demokraci çdo qytetar ka zë dhe mençuri. Duke folur për demokracinë, J.D. Vance shprehet se nuk duhet të kenë frikë prej qytetarëve.

Postimi i Plotë:

"Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre." - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e J.D. Vance: Nuk duhet të kemi

ambasada amerikane në tiranë j.d. vance

Sondazh

Poll