Politike

"Hera e parë në SPAK me veshje sportive", Berisha batuta me gazetarin: Me ndryshimin klimatik, mu imponua sportiviteti

Ndërsa një nga gazetarët e pyeti se përse stili i tij i veshjes ka ndryshuar në më sportive, Berisha tha se kjo ka ndodhur për shkak të takimeve elektorale dhe për shkak të motit. 

5 Maj 2025, 09:35 Nga r.ll
"Hera e parë në SPAK me veshje sportive", Berisha batuta me
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë komunikimit me gazetarët pas daljes nga SPAK, ka shkëmbyer edhe disa batuta për veshjen e tij. 

Ndërsa një nga gazetarët e pyeti se përse stili i tij i veshjes ka ndryshuar në më sportive, Berisha tha se kjo ka ndodhur për shkak të takimeve elektorale dhe ndryshimit të motit. 

"Sepse po shkoj drejt fushatës, po shkoj drejt e në fushatë. Tani do të nisem. Tani me këtë ndryshimin klimatik, mu imponua sportiviteti. Që nuk është se e kam shumë qejf imponimin. Natyra është forcë madhore të imponon.”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll