Politike

Berisha pas daljes nga Prokuroria e Posaçme: Lashë një shënim në zyrat e SPAK, aministia elektorale është krim kushtetues i Dumanit

Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

5 Maj 2025, 09:08 Nga r.ll
Berisha pas daljes nga Prokuroria e Posaçme: Lashë një
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha ka mbajtur edhe një deklaratë për gazetarët. 

Ashtu si herët e tjera, kryedemokrati u shpreh se kishte lënë edhe një shënim në zyrat e SPAK, i cili tha se ishte "aministia elektorale është krim kushtetues i Altin Dumanit". Ky shënim tha Berisha mban firmën e tij.

"Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë. Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë. Dhe firma e Sali Berishës.", tha Berisha. 

Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Herën e fundit që Berisha u paraqit në SPAK, ai tha për gazetarët se ardhja e tij aty shërben si dëshmi e "keqpërdorimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama për luftuar kundërshtarë politikë". Kryedemokrati tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë të SPAK që sipas tij sulmon opozitën pa asnjë fakt. Ai tha se Prokuroria e Posaçme nga ana tjetër po mbulon vjedhjet dhe korrupsionin qeveritar. 

sali berisha ne spak

Sondazh

Poll