5 Maj 2025, 09:08
Nga N.F
Foto
TIRANË- Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit në Greqi. PD në ankesë shkruan se është krijuar konfuzion, si dhe janë ngritur shqetësime serioze për transparencën, standartin dhe ligjshmërinë e procesit të votimit. Në ankesë shkruhet se ndryshimi i mënyrës së shpërndarjes së zarfeve bie ndesh me deklaratat dhe rregullat e mëparshme të KQZ-së.
Më tej thuhet se sipas kuadrit ligjor, operatori postat ishte i detyruar të dorëzonte fizikisht çdo zarf tek votuesi, kundrejt nënshkrimit dhe paraqitjes së një dokumenti identifikimi. Ata theksojnë se tha publikisht se asnjë anëtar familjeje nuk mund të merrte zarfin në emër të një tjetri dhe do të bëheshin tre tentativa për t’u gjetur votuesi në adresë.
Sipas PD, zarfet jo vetëm që nuk u dorëzohen në dorë qytetarëve, por shpeshherë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare, duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. PD pretendon gjithashtu se këta persona, të dyshuar të lidhur me PS dhe strukturat e saj, mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, çka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme.
Sipas PD, kjo mënyrë dorëzimi nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë” jo vetëm që rrit vështirësitë praktike për mijëra votues, por krijon dhe hapësirë për ndëryrje, parregullsi dhe potencialisht manipulime procesi.
“Për të gjitha sa më sipër, kërkojmë ndërhyrjen tuaj të menjëhereshme për kthimin e menjëhershëm në ligjshmëri të procesit të vpotimit dhe administrimit të votës në shtetin grek, duke garantuar rregullshmëri, siguri dhe besueshmëri për çdo votë të shqiptarëve atje”, thuhet në ankesë.
kqz pd
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
5 Maj 2025, 09:08
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në...
Politike
5 Maj 2025, 09:07
r.ll
berisha ne spak
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Pos...
Politike
5 Maj 2025, 08:45
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturë...
Politike
5 Maj 2025, 07:56
r.ll
berisha, malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim ...
Politike
5 Maj 2025, 07:47
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Politike
5 Maj 2025, 07:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Më 11 maj, zgjedhësit duhet të zgjedhin mes vazhdimësisë së qeverisjes 12-vjeçare të...
Politike
4 Maj 2025, 21:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përveç zgjedhjeve të 11 majit ka folur edhe për reformën në drejtësi. Ram...
Politike
4 Maj 2025, 21:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyryk&eu...
Politike
4 Maj 2025, 21:39
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është Europa e Ballkanit. Rama i ftuar në emisionin “Review” n...
Politike
4 Maj 2025, 21:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se politika nuk është një gjë e lehtë. I ftuar në emisionin &ld...