5 Maj 2025, 09:25
Nga N.F
Foto
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të qytetarët të votojnë edhe me mjete ID të skaduara. Në kërkesë PD shkruan se një numër i konsiderueshëm votuesisht rrezikojnë të mbeten të përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të pavlefshmërisë ose mosrinovimit në kohë të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike.
Më tej ata theksojnë se për të shmangur përsëritjen e rasteve të papranueshme, si ai i konstatuar në zonën e Himarës gjatë vitit 2024 kërkojnë ndërhyrjen e KQZ-së dhe ministrisë së brendshme. Sipas PD përllogariten rreth 600.000 shtetas shqiptarë në mbi 3.7 milion zgjedhës prezentë në listat e votimit, të cilët i kanë të pa-rinovuara dokumentat ID ose Pasaportat.
Dokumenti
PARTIA DEMOKRATIKE - KOALICIONI PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE
Të nderuar,
- Komisinerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan CELIBASHI Adresa: Rruga "Ibrahim Rugova", Nr. 4, 1001, Tiranë.
- Ministrit të Brendshëm, Z. Ervin HOXHA
Adresa: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Nd. 1, 1001, Tiranë.
- Këshillit të Ministrave, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Engell Agaçi
Adresa: Bulevardi "Dëshmorëte Kombit", Nr. 1, 1001, Tiranë.
MBI MARRJEN E MASAVE PËR ZGJATJEN ME VKM TË VLEFSHMËRISË SË DOKUMENTAVE TË IDENTIFIKIMIT ID DHE PASAPORTAVE TË SKADUARA TË SHTETASVE SHQIPTARË, PËR EFEKT TË VOTIMIT NË ZGJEDHJET PËR KUVEND TË 11 MAJIT 2025.
Z. Franci NURI, përfaqësuesi ligjor i Koalicionit PD-ASHM në KQZ.
Në referim të të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si dhe në përputhje me shqetësimet e ngritura nga qytetarë dhe aktorë të ndryshëm, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të ndërmarrë masat përkatëse formalo-proceduriale me qëllim garantimin e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për të votuar të shtetasve shqiptarë të cilëve dokumentat ID apo Pasaporta mund t'u ketë skaduar.
Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë me të drejtë vote rrezikojnë të mbeten të përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të pavlefshmërisë ose mosrinovimit në kohë të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike. Për të shmangur përsëritjen e rasteve të papranueshme, si ai i konstatuar në zonën e Himarës gjatë vitit 2024, ku me mijëra qytetarë me të drejtë vote nuk patën mundësi të marrin pjesë në zgjedhje për arsye të kësaj natyre, kërkojmë ndërhyrjen tuaj urgjente. Sipas informacioneve tona, përllogariten rreth 600.000 shtetas shqiptarë në mbi 3.7 milion zgjedhës prezentë në listat e votimit, të cilët i kanë të pa-rinovuara dokumentat ID ose Pasaportat.
Konkretisht, nisur nga kjo situatë, propozojmë që të shqyrtohet mundësia ligjore për shtyrjen e përkohshme të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (ID kartë dhe pasaportë) për të gjithë shtetasit shqiptarë me banim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në përfundim të procesit të votimit më datë 11 maj 2025. Kjo praktikë është ndjekur nga ana juaj edhe në proceset zgjedhore të mëparshme, hera e fundit ishte në Maj të 2023.
Ky akt do të shërbente si garanci për respektimin e së drejtës për të votuar, e cila nuk duhet të cenohet nga vështirësi administrative apo pengesa burokratike të natyrës dokumentare. Në pritje të reagimit dhe veprimeve tuaja, për angazhimin në funksion të integritetit dhe gjithëpërfshirjes së procesit zgjedhor.

pd id zgjedhjet e 11 majit
Politike
5 Maj 2025, 09:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për mediat pas d...
Politike
5 Maj 2025, 09:08
N.F
Foto
TIRANË- Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit n&...
Politike
5 Maj 2025, 09:08
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në...
Politike
5 Maj 2025, 09:07
r.ll
berisha ne spak
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Pos...
Politike
5 Maj 2025, 08:45
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturë...
Politike
5 Maj 2025, 07:56
r.ll
berisha, malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim ...
Politike
5 Maj 2025, 07:47
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Politike
5 Maj 2025, 07:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Më 11 maj, zgjedhësit duhet të zgjedhin mes vazhdimësisë së qeverisjes 12-vjeçare të...
Politike
4 Maj 2025, 21:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përveç zgjedhjeve të 11 majit ka folur edhe për reformën në drejtësi. Ram...
Politike
4 Maj 2025, 21:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyryk&eu...