5 Maj 2025, 09:20
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje. Berisha tregoi për gazetarët një vendim që sipas tij mban vulën dhe firmën e Gjykatës së Janinës në Greqi për gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas tij, në vendim thuhet se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Më tej shtoi se gjyqtarja është dënuar për falsifikim nga një Kolegj Penal dhe jo administrativ.
"Të dashur, qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani. Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut...
... Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh. Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.", u shpreh Berisha.
sali berisha
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
5 Maj 2025, 09:08
N.F
Foto
TIRANË- Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit n&...
Politike
5 Maj 2025, 09:08
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në...
Politike
5 Maj 2025, 09:07
r.ll
berisha ne spak
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Pos...
Politike
5 Maj 2025, 08:45
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturë...
Politike
5 Maj 2025, 07:56
r.ll
berisha, malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim ...
Politike
5 Maj 2025, 07:47
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Politike
5 Maj 2025, 07:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Më 11 maj, zgjedhësit duhet të zgjedhin mes vazhdimësisë së qeverisjes 12-vjeçare të...
Politike
4 Maj 2025, 21:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përveç zgjedhjeve të 11 majit ka folur edhe për reformën në drejtësi. Ram...
Politike
4 Maj 2025, 21:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyryk&eu...
Politike
4 Maj 2025, 21:39
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është Europa e Ballkanit. Rama i ftuar në emisionin “Review” n...