Aktualitet

Detaje nga pengmarrja në Kamëz, i rrëmbyeri kishte dy emra. Lidhja e tij me autorët dhe borxhi i pashlyer (VD)

18 Janar 2020, 17:06 Nga DOSJA
Detaje nga pengmarrja në Kamëz, i rrëmbyeri kishte dy emra.

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pengmarrjen Jak Prengës paraditen e së premtes në rrugën “London” në Kamëz. Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se Prenga rezulton i regjistruar me letra edhe me emrin Jurgen dhe dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me mosshlyerjen e një borxhi që 49-vjecari i kishte marr personave që iu kishte blerë automjetin.

Kjo është një nga pistat më të forta që po hetohet nga policia e Tiranës. Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Ndërkohë dyshohet se autorët e rrëmbimit janë parë për herë të fundit në drejtim të Fushë Krujës në vendin e quajtur Ura  Gjoles.

(Marrë nga Abcnews.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga jurgen prenga pengmarje ne kamez rrembehet jak prenga jak prenga jurgen prenga pengmarje ne kamez rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll