Aktualitet

Fshehu drogën në ‘Mitsubish’ dhe do e trafikonte në Greqi, arrestohet 40-vjeçari nga Fieri

18 Janar 2020, 15:29 Nga DOSJA
Fshehu drogën në ‘Mitsubish’ dhe do e trafikonte në

SARANDË- Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 63.7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa dhe në pranga ka rënë një 40-vjeçar nga Cakrani i Fierit. Sipas informacioneve 40-vjeçari me iniciale A.H. kishte mbushur makinën e tij me drogë dhe ka tentuar që ta trafikonte atë drejt Greqisë.

Makina e tij është kontrolluar në kufi dhe në pjesën e poshtme të dyshemesë kishte hapur një vend të posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike. Policia, në një reagim shton se në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç.

Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 63.7 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim dhe në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, ditën e djeshme kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip “Mitsubishi” ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike. Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndes narkotike.

Pas konstatimit, specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sattiva. Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike””, shkruan Policia.

(A.B;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari policia sarande trafiku i droges drejt greqise arrestohet 40 vjecari policia sarande trafiku i droges drejt greqise

Sondazh

Poll