Aktualitet

Arrestohet në Tiranë ‘Eskobari i Evropës’, ishte në kërkim nga Franca pasi është dënuar me 30 vite burgim

18 Janar 2020, 15:10 Nga DOSJA
Arrestohet në Tiranë ‘Eskobari i Evropës’, ishte

TIRANË- Një shtetas turk, i cili ishte në kërkim prej vitesh nga Franca për trafikim të lëndëve narkotike është kapur sot në Tiranë. Sipas informacionve Fakuk Baybesi ishte pjesë e një familjeje  mafioze, që disa vite më parë njihej dhe me nofkën Eskobari i Evropës. Faruk ishte i dënuar me 30 vite burgim, për trafik të heroinës dhe në mungesë kishte marrë një dëbin mga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë.

Në Shqipëri ka mbërritur me urgjencë dosja kundër Faruk dhe ai duhej të dorëzohej pasi në 1994 -1995 Baybesin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte në Francë dhe shtete të trjera në Evropë.

Sipas informacioneve Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për t’i dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 40 vitë, pasi ka tentuar që të hynte në Shqipëri e ti shpëtonte drejtësisë në Francë. Po ashtu, Faruk ka pranuar që është djali i Mahmud Baybesin, që është një tjetër trafikant i dënuar për trafikun e lëndëve të forta narkotike.

Grupi që drejtohej nga Mahmund, ka qenë shumë i njohur në Evpropë dhe njiheshin si “Eskobarët”, për shkak të sasive të mëdha të drogës që trafikonin. Por sot grupi që drejtohej nga familja Baybasin është shkrirë, pas arrestimeve të anëtarëve të tij, por mendohet se ata kanë arritur deri në 10 miliardë Euro fitime nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

(A.B;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet eksobari i evropes eskobari i evropes faruk baybasin mahmud baybasin arrestohet eksobari i evropes eskobari i evropes faruk baybasin mahmud baybasin

Sondazh

Poll