Aktualitet

E PAPRECEDENTË/ 9 armë pa leje ‘flenë’ në zyrën e Shefit të Rendit në Elbasan, zbulohen pas 2 vitesh pa asnjë dokume

18 Janar 2020, 15:56 Nga DOSJA
E PAPRECEDENTË/ 9 armë pa leje ‘flenë’ në

TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë zbulohet në Elbasan, ku në zyrën e shefit të Rendit janë gjetur 9 armë, origjina e të cilave është ende e paditur. 9 armë pa leje, automatike dhe model 56, mëson Dosja.al nuk janë të sekuestruara nga Policia për t’iu bërë ekspertizën. Armët ‘jetime’ të lëna në mëshirë të fatit brenda zyrës së shefit të Rendit, tregojnë edhe njëherë papërgjegjshmërinë mbi të cilën punojnë çdo ditë instancat shtetërore, ndërkohë që shefi i Rendit, Faik Ruko i cili gjeti armët në zyrë, kërkoi informacion, por asnjë rezultat.

 

Prej 2 vitesh këto armë qendrojnë në Komisariat të paregjistruara, dhe nuk iu është bërë asnjë ekspertizë për të zbuluar nga kanë ardhur ato. Nuk dihet ende se ku janë sekuestruar apo përdorur armët, por mësohet se drejtuesit e Komisariatit ishin në dijeni të rastit dhe nuk morën masa.

Kjo nuk është hera e parë që Komisariati në Elbasan ka probleme. Një muajin korrik 2019, pas atentatit që iu bë vëllezërve Baho, policia dhe RENEA zbuluan një bazë armatimesh gjatë kontrollin në karburantin e tyre. SHCBA pezulloi asokohe 4 policë nga detyra, pasi u akuzuan se kishin nxjerrë informacione që kishin lidhje me hetimet për arsenalin e armëve. Armët e gjetura ishin prodhim francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armet pa leje ne elbasan faik ruko armet pa leje ne elbasan faik ruko

Sondazh

Poll