Aktualitet

Mafia shqiptare pas vrasjes së ‘Diabolikut’? Kapo-ultrasi i Lazios kishte nisur spiunimin e grupeve mafioze

18 Janar 2020, 13:08 Nga DOSJA
Mafia shqiptare pas vrasjes së ‘Diabolikut’? Kapo-ultrasi i

ITALI- Në muajin gusht 2019, një ngjarje tronditi tifozët e skuadrës së Lacios, pasi kapo-ultrasi historik si Fabrizio Piscitelli i cili njihej me nofkën “Diabolik” u vra në një atentat mafioz.

Ai ishte dënuar shpesh për krime nga më të ndryshmet, nga dhuna e deri te tregtimi i substancave të palejuara, ndërsa ndër vite kishte rënë në sy fakti se falë ndikimit që kishte, arriti të hapte edhe pikë tregtimi të materialeve të klubit duke fituar miliona euro.

Në një rast, ai ishte përfshirë edhe një çështje mitmarrje ndaj presidentit të Lacios, Lotito, pasi kishte kërkuar që të bëhej pjesë e strukturave drejtuese të klubit. Për vrasjen e tij u ngritën dyshime nga prokuroria italiane se mund të kishin gisht klanet mafioze shqiptare.

 

Kjo për arsyen se Piscitelli, kishte nisur të spiunonte grupet mafioze shqiptare për aktivitete kriminale, si trafiku i jashtëligjshëm, gjë që dëshmon se vrasja të ketë ardhur nga këta të fundit. Megjithatë qendrojnë edhe hipotezat se ky ekzekutim mund të ketë ardhur si pasojë e përplasjeve brenda grupit të ultrasit të Lazios.

 

(e.ç;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fabrizio piscitelli grupet shqiptare itali lazio fabrizio piscitelli grupet shqiptare itali lazio

Sondazh

Poll