Aktualitet

“Pikë qitje” kishin farmacitë, 6 vjedhje brenda një nate/ Arrestohen në flagrancë 2 adoleshentë në Tiranë dhe 2 të

18 Janar 2020, 12:20 Nga DOSJA
“Pikë qitje” kishin farmacitë, 6 vjedhje brenda një

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Komisariati NR.2 në Tiranë ditën e sotme për shkak se janë kapur në flagrancë  duke kryer vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë dy të rinjtë janë identifikuar me inicialet  I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S, 16 vjeç, banues në Kamzë.

Ndërkohë është mësuar  se edhe dy adoleshentë të tjerë janë shpallur në kërkim për rastin e vjedhje, të identifikuar si F. B, 14 vjeç dhe E.M, 14 vjeç, që të dy banues në Tiranë.

Në njoftimin e policisë sqarohet edhe 6 vjedhjet që kanë kryer 4 adoleshentët në zona të ndryshme të Tiranës brenda një nate, duke nisur nga farmacitë, lokalet e deri tek bulmetoret.

Por gjithashtu policia ka zbuluar se kanë kryer edhe tre vjedhje disa ditë më parë, ku kanë vjedhur zyrat e tre shoqërive siguracionesh në Bulevardin Gjergj Fishta më datë 14 janar të 2020. Ndërkohë materialet e sekuestruara i kanë kaluar  për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Postimi i Policisë:

Tiranë

Kryen një sërë vjedhjesh gjatë natës, kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dy adoleshentë, ndërsa 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapen dhe ndalohen edhe 2 persona në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;

– K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:

-F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;

– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave  të shpallur në këkrim, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap shtetasi në kërkim K. B., alias S. B., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua për veprime të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Si dhe shtetasi B. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky person ka qenë i shpallur në kërkim për llogari të seksionit të Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor, pasi me shkresën nr. 295, datë 15.01.2020  Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur deklarimin  fajtor të të pandehurit B. L., për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” .

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 adoleshente shpallen ne kerkim 2 te arrestuar ne tirane per vjedhje 2 adoleshente shpallen ne kerkim 2 te arrestuar ne tirane per vjedhje

Sondazh

Poll