Aktualitet

Arrestimi i vëllait të Robert Agës, PD akuza Ramës e Lleshajt: Pse heshtni? Mbroni krimin

18 Janar 2020, 15:04 Nga DOSJA
Arrestimi i vëllait të Robert Agës, PD akuza Ramës e

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar pas arrestimit të vëllait të shefit të Policisë në Dibër, Pajtim Agës. Në një reagim në Facebook, Gjunkshi hedh akuza kundër qeverisë duke thënë se kanë heshtur për arrestimin e vëllait të Robert Agës.

Më tej ish-deputeti shkruan se ligjin në Dibër e bënë i forti dhe  “Edi Rama hesht, që Ministri Lleshaj megjithë informacionin e mjaftueshem që ka në lidhje me inkriminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdon ti mbajë në rradhët e policisë këta drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike”.

Bandat të lidhura me uniformën e shtetit. Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës. Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës. E dini pse është kjo heshtje nga Qeveria Rama, nga ushtarët e bindur të tij? Sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit, Ministri Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale. Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë. Ligjin e bën i forti. Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Diber por kudo. Ka kaluar shumë kohë që Edi Rama hesht, që Ministri Lleshaj megjithë informacionin e mjaftueshem që ka në lidhje me inkriminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdon ti mbajë në rradhët e policisë këta drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve narkotike. Vëllaji i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik kokaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lendëve narkotike në formë çokollate. Asnje reagim nga Ministri Lleshaj!!! Asnje reagim nga Narko-Policia!!! Kjo është Policia e këtij Narko – Shteti”, shkruan Gjunkshi.

Por ky reagim i ish-deputetit të Partisë Demokratike, duket se është nul, pasi sot është marrë vendimi për shkarkimin e kreut të Komisarititit të Dibrës, Robert Agës. Xhemal Gjunkshi me sa duket nuk ka lexuar lajmet e sotme, që janë informuar për veprimet e Policisë pas arrestimit të Pajtim Agës.

Dje në një aksion të Policisë ra në pranga  Pajtim Aga si pjesë e një rrjeti që trafikonte drogë. Pajtim Aga është vëllai i shefit të policisë së Dibres, Robert Agës, dhe ky i fundit është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar. Robert Aga është një nga personazhet kryesorë të raundit të tretë të përgjimeve të publikuara nga media gjermane “BILD”, teksa dëgjohet të fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin. Këtij të fundit, Aga i bindej me shprehjen: Jam ushtari jot!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pajtim aga robert aga shefi i policise diber xhemal gjunkshi pajtim aga robert aga shefi i policise diber xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll