Aktualitet

Prangoset i moshuari në Lezhë që dyshohet se abuzoi me të miturën, policia: Vajza, me aftësi të kufizuara. I arrestuari d

18 Janar 2020, 13:00 Nga DOSJA
Prangoset i moshuari në Lezhë që dyshohet se abuzoi me të

LEZHE- Policia e Shtetit ka arrestuar një 60-vjeçar pasi ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur me aftësi të kufizuara. Në momentin e arrestimit, shtetasi i identifikuar si V.N, ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l, duke tejkaluar imagjinatën e normës së lejuar të alkoolit për të drejtuar një automjet.

Njoftimi i plotë:

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një të moshuar i cili ka ngacmuar dhe dyshohet se ka abuzuar me një të mitur. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi  ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të  mitur me aftësi të kufizuara.

 

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim seksual ne lezhe arrestohet 60 vjecari shofer te dehur abuzim seksual ne lezhe arrestohet 60 vjecari shofer te dehur

Sondazh

Poll