Aktualitet

Operacioni “Vjosa”, gjykata lë në burg infermierin e fshatit Buz. Policia i gjeti drogë, armë e municione (EMRI)

18 Janar 2020, 16:57 Nga DOSJA
Operacioni “Vjosa”, gjykata lë në burg infermierin e

GJIROKASTËR- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga operacioni “Vjosa” që u finalizuar pak ditë më parë nga Policia e Gjirokastrës, në fshatin Buz të Tepelenës. Sipas informacioenve të siguruara nga Dosja.al, bëhet më dije se i arrestuari është Dine Kika, që punonte dhe si infermier në këtë fshat.

Kika është lënë në ‘arrest në burg”, pasi atij iu gjetën në banesë armë pa leje, sasi kanabisi dhe municione. Sot në seancën gjyqësore i arrestuari është shprehur se nuk ka pasur dijeni për kanabisin dhe armët që u gjetën në banesën e tij.

Avokati mbrojtës i infermierit të Buzit, është shprehur sot në seancën gjyqësore se armet e gjetura, kane qenë në banesë që prej vitit 1997, ndërsa arma e gjahut ka qenë me leje në emër të të atit të klientit të tij, që tashmë nuk jeton më.

Më tej avokati ka thënë se dhe kanabisi që është gjetur nuk është i Kikës, pasi makina nuk është në emër të tij dhe kontrolli i saj është bërë në rrugë. Por Gjykata pasi ka dëgjuar palën mbrojtëse, ka dhënë vendimin për lënien e tij në burg pa afat.

Policia pak ditë më parë ka arrestuar 40-vjeçarin, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur drogë, armë e municione luftarake. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kikës, është gjetur një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet infermieri i fshatit dine kika operacioni vjosa arrestohet infermieri i fshatit dine kika operacioni vjosa

Sondazh

Poll