Aktualitet

Hapi zjarr kundër forcave RENEA dhe u plagos, Xhevahir Jonuzi dërgohet tek Truama në Tiranë

18 Janar 2020, 15:34 Nga DOSJA
Hapi zjarr kundër forcave RENEA dhe u plagos, Xhevahir Jonuzi dërgohet

TIRANË- Xhevahir Jonuzi, i shumëkërkuari që u plagos sot gjatë arrestimit nga Forcat RENEA është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informaconeve Jonuzi po transporohet nën masa të rrepta sigurie dhe do vijojë mjekimin në Tiranë, për shkak të plagëve të marra.

Jonuzi, kur ka parë forcat e Policisë që i kishin shkuar në banesë për ta arrestuar, ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. RENEA i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por ka hapur zjarr.

Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

(A.B;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xhevahir jonuzi forcat renea xhevahir jonuzi arrestohet xhevahir jonuzi forcat renea xhevahir jonuzi

Sondazh

Poll