11 Mars 2025, 12:28
Nga N.F
Flamuri i Kosovës
KOSOVË- Ambasada gjermane në Kosovë pak ditë më parë publikoi një foto ku dukeshin bjeshkët e Kosovës. Ambasada në postim bën një përshkrim të bukurive të Kosovës ndërsa shkruan se është një pamje mahnitëse. Ky postim ka sjellë reagime të shumta sidomos nga ndjekësit serbë të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë komente kundër Kosovës ndërsa kanë theksuar se ato male i takojnë Serbisë.
Ambasada gjermane mesa duket nuk i ka "duruar" dot këto komente dhe ka marrë kohën e saj për t'iu përgjigjur komentuesve të cilëve u ka listuar disa fakte të cilat serbëve nuk u pëlqejnë dhe nuk duan ti pranojnë siç është pavarësia e Kosovës.
“Le ta dinë të gjithë që Kosova është Serbi. Me dashuri UN 1244” ishte një koment që nga një qytetar serb.

Ambasada gjermane përgjigjet duke i thënë ndjekësit se pavarësia e Kosovës është një realitet dhe një fakt. Më tej theksojnë se Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur që nga viti 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Ambasada shkruan se kjo njohje është e ndarë nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shumë shtete të tjera në mbarë botën. Ata kë ritheksuar mbështetjen ndaj Kosovës ndërsa shkriajnë se Gjermania mbetet e angazhuar për të mbështetur sovranitetin e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare.
Një tjetër komentues shkruante “Këto janë të gjitha Serbi”, ndërkaq përgjigja e Ambasadës ishte “Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”

“I dua bjeshkët e Serbisë”, ishte komenti i radhës dhe Ambasada gjermane nuk hezitoi t’i kthehet me një koment “edhe ne i duam gjithashtu. Vetëm se bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë”.

Një tjetër komentues serb shkroi se Gjeravica është maja më e lartë e Serbisë. Ndërkohë ambasada shkruan se maja më e lartë në bjeshkët e Serbisë është Midzor i bukur, i cili ndodhet në kufi me Bullgarinë dhe është i lartë 2.169metra. “E bukura Serbi” ishte komenti tjetër dhe Ambasada u përgjigj kështu “Serbia është e bukur, dhe pajtohemi. Por ky postim është për bukuritë e bjeshkëve të Kosovës”.

Si rezultat i shumë komenteve të tilla Ambasada gjermane u detyra të mbyllte komentet në postimin e saj.
“Kemi vendosur të kufizojmë seksionin e komenteve nën këtë postim për shkak të volumit të lartë të komenteve konfrontuese që nuk nxisin debat konstruktiv ose shkëmbim mendimesh. Qëllimi ynë është të ruajmë një platformë diskutimi të respektueshme dhe kuptimplotë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

kosova serbia ambasada gjermane ne prishtine
Politike
11 Mars 2025, 12:08
N.F
Balla
TIRANË- Ministri për Shtetin dhe Marrëdhenie me Parlamentin, Taulant Balla gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit t&eum...
Politike
11 Mars 2025, 12:19
I.A
PD
TIRANË- Dy aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë shkuar ditën e sotme në selinë blu. M...
Politike
11 Mars 2025, 12:02
r.ll
mbledhje e grupit te ps
TIRANË- Ditën e nesërme përfundon afati i vendosur nga Komisioni Qendror Zgjedhor për dorëzimin e lis...
Politike
11 Mars 2025, 12:05
I.A
Erion Brace
TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka hedhur akuza ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, duke e thën&eum...
Politike
11 Mars 2025, 11:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me përfaqësuesit francez ditën e sotme në aktivitetin e jav&e...
Politike
11 Mars 2025, 11:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se duke përdorur Inteligjencën Artificiale po bëjnë një...
Politike
11 Mars 2025, 11:14
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook...
Politike
11 Mars 2025, 10:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Protesta e opozitës që u lajmërua pas vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social të...
Politike
11 Mars 2025, 10:28
r.ll
avokati
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk e ka lejuar Joshua Roberts, avokatin amerikan të kryebashkiakut Erion Veliaj t&...
Politike
11 Mars 2025, 10:30
N.F
Rutte
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë sot, më 11 mars Kosovën. Vizita e Rutte n&eum...