Politike

Do ndiqte gjyqin si vëzhgues, avokati amerikan i Veliajt nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

Një ditë më parë, avokati e vizitoi Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës. 

11 Mars 2025, 10:28 Nga r.ll
Do ndiqte gjyqin si vëzhgues, avokati amerikan i Veliajt nuk lejohet
avokati

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk e ka lejuar Joshua Roberts, avokatin amerikan të kryebashkiakut Erion Veliaj të ndjekë seancën në ngarkim të tij. Roberts do e ndiqte seancën e Veliajt në rolin e vëzhguesit. Një ditë më parë, avokati e vizitoi Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës. 

 Në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimimin e Veliajt për masën e sigurisë "arrest në burg".  Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

joshua roberts erion veliaj apeli i gjkko

Sondazh

Poll