Politike

"Drejt finalizimit marrëveshja e sigurisë me Izraelin", Balla te Komisioni i Ligjeve: 922 milionë euro investime nga BE-ja për reformat në Shqipëri

Ai theksoi se kjo marrëveshje ka rëndësi sepse mbron informacion e klasifikuar dhe krijon sistem kufizues për çdo kërcënim kibernetik që ndërlidhet dhe me krimin e organizuar dhe terrorizmin.

11 Mars 2025, 12:08 Nga N.F
"Drejt finalizimit marrëveshja e sigurisë me Izraelin",
Balla

TIRANË- Ministri për Shtetin dhe Marrëdhenie me Parlamentin, Taulant Balla gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve ka prezantuar dy marrëveshje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij Balla u shpreh se Shqipëria ka gati projekt-ligjin për ratifikimin e "Marrëveshjes me Dukatin e Luksenbugrut mbi mbrojtjen e ndërsjellte të informacionit të klasifikuar". Ai theksoi se kjo marrëveshje ka rëndësi sepse mbron informacion e klasifikuar dhe krijon sistem kufizues për çdo kërcënim kibernetik që ndërlidhet dhe me krimin e organizuar dhe terrorizmin.

"Kam nderin sot në emër të Këshillit të Ministrave të prezantoj projekt-ligjin e marrëveshjes të ratfikimit të Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të madh te Luxenburgut mbi mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar. Gjithashtu kjo marrëveshje ka për objekt të mbrojë dhe të klasifikoj palët, i shkëmbyer në kuadër të bashkëpunimit në forma të ndryshme.

Së pari të mbrohet, në përputhje me standarde të sigurisë dhe natyrshëm të zbatohen sigurimet e kësaj marrëveshjeje. Rëndësia e veçantë në këtë marrëeveshje është se na hap rrugë në bashkëpunime të veçanta kundër terrorizmit dhe në përballje me sulmet kibernetike." tha Balla. 

Ai më tej shtoi se marrëveshja e sigurisë me Izraelin është drejt finalizmit. Në takim gjithashtu u diskuta “Marrëveshja e Facilitetit me Këshillin e Europian për Reformat në rritje”. Balla u shpre se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe do të jetë e monitoruar nga BE-ja. 

"Financimi që është dhe informacioni I domosdoshëm për Kuvendin e Shqipërisë. Financimi do të jetë në vlerën 922 milionë euro, e cila do të jetë si grant dhe si hua. Në mënyrë specifike rreth 264 milionë euro do të ofrohen si grant dhe do të kanalizohen përmes kuadrit të investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër e fondeve, do të distribuhohet në formë huaje. Në 220 milionë euro për reformat dhe 228 milionë euro përmes Ballkanit Perëndimor." tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll