Politike

U njoftua pas vendimit për mbylljen e Tik Tok, zbulohet ora se kur do të zhvillohet protesta e opozitës më 15 mars

Sali Berisha ka deklaruar se më 15 mars demokratët do të protestojnë kundër censurës.

11 Mars 2025, 10:43 Nga r.ll
U njoftua pas vendimit për mbylljen e Tik Tok, zbulohet ora se kur do
foto ilustruese

TIRANË- Protesta e opozitës që u lajmërua pas vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social të Tik Tok do të mbahet më 15 mars. Sipas gazetarit Osman Stafa, protesta do të zhvillohet në orën 19:00 para Kryeministrisë. 

Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se më 15 mars demokratët do të protestojnë kundër censurës, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë të privojë qytetarët nga një mjet komunikimi si "Tik Tok". 

protesta e pd 15 mars 2025

Sondazh

Poll