Politike

"S'kemi plan për objekt bërthamor"/ Rama batuta me përfaqësuesit e Francës: Sa më pak mbretërorë bëheni, aq më shumë njerëzorë dukeni

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se deri më tani nuk kanë asnjë plan për të bërë ndonjë objekt bërthamor me Inteligjencë Artificiale.

11 Mars 2025, 11:56 Nga I.A
"S'kemi plan për objekt bërthamor"/ Rama batuta me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me përfaqësuesit francez ditën e sotme në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se deri më tani nuk kanë asnjë plan për të bërë ndonjë objekt bërthamor me Inteligjencë Artificiale. Ndërkohë që në fund, Rama theksoi se francezët sa më pak mbretërorë që bëhet, aq më njerëzor duken.

"Po punojmë po ashtu me Microsoft për të përgatitur prokurimet publike me inteligjencë artificiale 360 gradë që do të jetë modeli i parë në Europë i prokurimeve pa kontakte njerëzore në 95% të procesit, shpresojmë deri në fund të vitit tjetër ajo të jetë gati. Pra çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur, por ajo që po vjen nga dora atipike ngrohtë franceze është e mirëpritur sepse hapja e këtyre tri drejtimeve të mëparshme, nga fabrika e AI, është e mrekullueshme deri te qendra e të dhënave të turizmit e deri te të dhënat tregtare. Deri sot s’kemi bërë plan për ndonjë objekt bërthamor, kështu që besojmë te objektet e Francës të na ndihmojnë kur të kemi nevojë, ju besojmë. Sa më pak mbretërorë bëheni, aq më shumë njerëzorë dukeni, kështu që jemi shumë të lumtur ta shohim Francën të bëhet pak më humane”, tha Rama.

edi rama java franko-shqiptare për inteligjencën artificiale

Sondazh

Poll