Politike

Ethet e listave për deputetë/ Agron Duka dhe Fatmir Mediu mbërrijnë në selinë blu

Mësohet se Mediu i Partisë Republikane dhe Duka i PAA-së, janë parë mesditën e sotme teksa hyjnë në selinë blu, ndërkohë që ethet për listat e kandidatëve janë shtuar. 

11 Mars 2025, 12:19 Nga I.A
Ethet e listave për deputetë/ Agron Duka dhe Fatmir Mediu
PD

TIRANË- Dy aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë shkuar ditën e sotme në selinë blu. Mësohet se Mediu i Partisë Republikane dhe Duka i PAA-së, janë parë mesditën e sotme teksa hyjnë në selinë blu, ndërkohë që ethet për listat e kandidatëve janë shtuar. 

Sipas mnarrëveshjes së bërë në koalicion, të dy këta kanë nga një vend të sigurtë në listat e mbyllura. Mediu ka vend në listën e mbyllur të Tiranës, ndërsa Duka pritet që të caktoj një emër në listën e mbyllur të Durrësit. 

Ditën e nesërme përfundon afati i vendosur nga Komisioni Qendror Zgjedhor për dorëzimin e listave të deputetëve për zgjedhjet parlamentare. 

agron duka fatmir mediu

Sondazh

Poll