Politike

Rutte viziton sot Kosovën së bashku me zv.sekretaren e NATO-s, takim me Kurtin dhe Osmanin

Rutte gjithashtu do të takohet edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për diskutime dypalëshe. Me Osmanin, Rutte do të mbajë një konferencë të përbashkët për media në orën 14:50.

11 Mars 2025, 10:30 Nga N.F
Rutte viziton sot Kosovën së bashku me zv.sekretaren e NATO-s, takim
Rutte

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë sot, më 11 mars Kosovën. Vizita e Rutte në Kosovë është njoftuar zyrtarisht nga NATO. Mësohet se ai do të shkojë në Prishtinë bashkë me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska. Së bashkua raportohet se ata do të do të vizitojnë KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, NALT.

Rutte gjithashtu do të takohet edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për diskutime dypalëshe. Me Osmanin, Rutte do të mbajë një konferencë të përbashkët për media në orën 14:50.

Përveç krerëve të shtetit, Rutte së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it do të zhvillojnë takim edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, si dhe do të kenë mundësinë të angazhohen me personelin e KFOR dhe NALT.

rutte ne kosove osmani kurti

Sondazh

Poll