Politike

"Në kushte izolimi do të jem kandidat për deputet në listën e hapur", Meta: Nga qelia Nr.5 do të tregoj shembullin tim se luftoj dhe se nuk i tradhëtoj kauzat që besoj!

Ai më tej ka shkruar edhe për arrestimin e tij teksa thekson se të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin e tij kriminal dhe që e dinë se ku ndodhet. Meta shtoi se pavarësisht se është në kushte ekstreme izolimi është detyra e tij të udhëheq Partinë e Lirisë.

11 Mars 2025, 11:14 Nga N.F
"Në kushte izolimi do të jem kandidat për deputet në
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me kandidimin e tij si deputet në listën e hapur për qarkun e Tiranës. Meta shkruan se edhe pse në kushte ekstreme izolimi do të jetë kandidat për deputet.

Ai më tej ka shkruar edhe për arrestimin e tij teksa thekson se të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin e tij kriminal dhe që e dinë se ku ndodhet. Meta shtoi se pavarësisht se është në kushte ekstreme izolimi është detyra e tij të udhëheq Partinë e Lirisë. Ai theksoi se do të luftojë me të gjithë fuqitë e tij për t’u treguar se kjo është një betejë që kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar.

Meta shtoi se nga Ilir Meta nga qelia Nr.5 do të tregojë shembullin se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson. Sipas tij mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time, që Ilir Meta edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë. Partia e Lirisë (LSI) dhe Ilir Meta kanë qenë të parët për listat e hapura. Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë.

Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti. Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit. Edhe sot, për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin tim kriminal dhe që e dinë se ku ndodhem, u them se pavarësisht se jam në kushte ekstreme izolimi është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim.

Ilir Meta me shembullin e tij nga qelia Nr.5 tregon se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson. Mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli. I falenderoj të gjithë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen në këtë betejë historike për fitoren e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që është qëllimi ynë madhor. FITORE!

"Në kushte izolimi do të jem kandidat për deputet në

ilir meta

Sondazh

Poll