Politike

"Duke përdorur AI po bëjmë një punë me shpejtësi"/ Rama: Kemi plan ambicioz për të përmbyllur negociatat në 2027

 Kryeministri Rama i pranishëm në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, tha se kemi ecur përpara në këtë rrugëtim të nisur nga zero. Rama shtoi se është krijuar një platformë që ka zhdukur rradhën e qytetarëve në zyat e institucionet përkatëse. 

11 Mars 2025, 11:49 Nga I.A
"Duke përdorur AI po bëjmë një punë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se duke përdorur Inteligjencën Artificiale po bëjnë një punë të madhe në lidhje me procesin e mbylljes së negociatave me BE-në. Kryeministri Rama i pranishëm në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, tha se kemi ecur përpara në këtë rrugëtim të nisur nga zero. Rama shtoi se është krijuar një platformë që ka zhdukur rradhën e qytetarëve në zyat e institucionet përkatëse. 

Më tej Rama tha se po punojnë me Microsoft për prokurime me AI, pa kontakt njerëzor në thuajse të gjithë procesin dhe e mbylli me shpresën që vitin e ardhshëm të jetë në funksion. 

“Duhet të falenderoj ato që janë në këtë sallë, në këtë moment mjaft përcaktues për Europën, botën dhe Shqipërinë. Franca po kryeson më së fundi diçka, që prej një kohe të gjatë, për ne është dhuratë ta ndajmë këtë rrugëtim me Francën. Jam shumë krenar për atë që kemi bërë deri tani, por teknologjia e re janë bekim i madh i vendeve në zhvillim. Mund të na japin instrumentet për të bërë kapërcime të jashtëzakonshme përpara. E filuam rrugëtimin tonë nga zero. Zero kapacitete, sot kemi krijuar një platformë e cila në fakt, ka hequr të gjitha zyrat e pritjes. Qytetarët shqiptarë nuk kanë më pse të rrinë radhëve dhe të humbasin kohë dhe energji, por edhe bakshish, që është termi turk për këtë grazë. Çdo gjë tani është në internet. Kemi ecur shumë përpara tanimë në procesin e integrimit evropian. Kemi plan ambicioz për të përmbyllur negociatat në 2027. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mos e humbur. Duke përdorur AI, po e bëjmë këtu punë, me një shpejtësi krejt tjetër. Vetëm për të transpozuar korpusin ligjor të BE, do kërkonte ushtri përkthyesish, hartuesish. Është një punë e jashtëzakonshme që po bëhet përmes AI. Ne jemi edhe më ambiciozë sesa kaq, po punojmë me Microsoft për prokurime me AI, pa kontakt njerëzor në 95 përind të procesit. Shpresojmë që në fund të vitit tjetër, të jetë duke funksionuar. Ajo çfarë po vjen tashmë, përmes kësja dore të ngrohtë franceze, është e mirëpritur”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll