Sport

Antoine Grizmann admirim dhe respekt për Mesin: Mund të mos shohim kurrë..

26 Dhjetor 2019, 13:25 Nga DOSJA
Antoine Grizmann admirim dhe respekt për Mesin: Mund të mos shohim

ARGJETIN- Antoine Grizmann, i’u bashkua Barcelonës këtë verë, pasi klubi katalonas i pagoi plot 120 milionë euro në klauzolën e lirimit të tij, dhe tani po shijon një stil të ri të futbollit përkrah argjentinasit. Sulmuesi i Barcelonës ka thënë se druhet se bota e futbollit nuk do mund të shohë një tjetër si Messi. cilësitë e të cilit i ka lartësuar në një intervistë për UEFA-n.

Në filliom pati thashetheme se Messi dhe Grizmann kishin vështirësi në të komunikuarin, ditët e para të kampionit të Botës në klubin Katalonas. Por Messi të gjitha këto thashetheme i ka hedhur poshtë. Antoine Grizmann i pyetur në një intervistë nga UEFA se cilat ishin mbresat e para që Messi ia kishte lënë pas kalimit në Camp Nou, Griezmann e zbuloi admirimin dhe respektin për 32-vjeçarin.

“Po flasim për një lojtar të cilin mund të mos e shohim kurrë më, apo një të cilin ke mundësi ta shohësh vetëm çdo 40 vjet”, tha Griezmann.

“Duhet patjetër ta shfrytëzojmë faktin që e kemi Messin, qoftë si bashkëlojtarë, si tifozë në stadium apo si trajnerë të tij”, shtoi ai.

“Çfarë bën Messi me topin është e jashtëzakonshme dhe është mrekulli ta shohësh duke luajtur dhe të luash përkrah tij”, theksoi ai.

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antoine grizmann barcelona messi antoine grizmann barcelona messi

Sondazh

Poll