Sport

Tirana dhe Skënderbeu ’krenohen’ me renditjen speciale të UEFA-s, lënë pas kryesuesit e Bundesligës

25 Dhjetor 2019, 12:12 Nga DOSJA

UEFA ka publikuar një renditje speciale për të gjitha klubet që kanë marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, nga viti 1955 deri më sot. Sa i përket skuadrave shqiptare, renditja që ka publikuar organi më i lartë i futbollit del se Tirana është më lartë nga ekipet e tjera. 24 herë kampionët e Shqipërisë mbajnë vendin e 147,madje duke lënë pas emra të rëndësishëm si Leipzig që po kryeson Bundesligën gjermane, Leicester i Anglisë apo dhe Paok.

Historia që shkruajti ekipi i Skënderbeut, duke marrë pjesë dy herë në grupet e Ligës së Europës, nuk ka mjaftuar që bardhekuqtë, të fitonin pozicione në renditje. Vendi i 165 për bardhekuqt. Podiumin sa i përket skuadrave shqiptare e mbyll Partizani në vendin e 191.

Renditja kryesohet nga Real Madrid, që ndiqet nga Bayern Munich dhe Barcelona.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport skenderbeu tirana skenderbeu tirana

Sondazh

Poll