Sport

E ardhmja e Donnaruma-s larg Milanit, agjenti i tij Raiola do të takohet me drejtuesit

24 Dhjetor 2019, 20:35 Nga DOSJA
E ardhmja e Donnaruma-s larg Milanit, agjenti i tij Raiola do të takohet me

TIRANË- E ardhmja e Gianluigi Donnaruma-s, duket e destinuar të jetë larg Milanit. Kuqezinjtë nuk po arrijnë dot të shpërthejnë në kampionat dhe i sakrifikuari i rradhës mund të jetë portieri. 20 vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar dhe mund të mbushë arkën e kuqezinjëve.

Agjenti i tij, Mino Raiola do të udhëtojë në Milano për të folur më në detaje për të ardhmen e klientit të tij.

Kontrata aktuale e Gigio-s përfundon vitin tjetër dhe klubi i Milanit nuk ka ndërmend t’a lëshojë xhevahirin e tyre pa një shifër të kënaqshme.

Juventus dhe PSG,janë dy skuadrat që kërkojnë me ngulm shërbimet e Donnaruma-s. Sezoni zhgënjyes që po përjeton Milan, mund të përforcojë dëshirën e portierit për të ndryshuar ambjent.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gigi donnaruma mino raiola portieri i milanit gigi donnaruma mino raiola portieri i milanit

Sondazh

Poll