Sport

Ish-futbollisti i United ironizon: Loja që zhvillon skuadra, është si të bësh sèx me një të moshuar

24 Dhjetor 2019, 21:59 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i United ironizon: Loja që zhvillon skuadra,

ANGLI– Eric Cantona, ish-futbollisti i Manchester United, shquhet për ironitë e tij. Kësaj rradhe “objekti” i tij, ishte pikërisht forma e dobët që po kalon United në kampionat. Francezi ka  komentuar problemet e shumta të skuadrës, sigurisht në stilin e tij.

“Manchester United zë një vend special në zemrën time. Por të shikosh United duke luajtur, është si të bësh dashuri në një moshë të thyer, ju përpiqeni sa mundeni, por në fund të ditës, të dyja palët do të zhgënjehen.”

Më tej Cantona shtoi: “Kur i them këto gjëra më vjen keq, nuk po flas për veten time, ishte thjesht një metaforë.”

Aktualisht skuadra e Solskjaer nuk po kalon një moment të mirë, humbja ndaj Ëatford, ka lëkundur pankinën e norvegjezit. Aktualisht skuadra e Manchester United renditet në vendin e tetëv në kuotën e 25 pikëve.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eric cantona manchester united eric cantona manchester united

Sondazh

Poll