Sport

Dikur kampion bote me Brazilin, tashmë në faliment

24 Dhjetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
Dikur kampion bote me Brazilin, tashmë në faliment

BRAZIL- Viti 2019 ishte  për t’u harruar për Marcos Evangelista de Moraes, i njohur nga të gjithë si Cafu. Brazilianit iu desh të përballej me shumë probleme gjë që nuk kanë të përfunduara për ish lojtarin e kombëtares braziliane.

Në verë erdhën lajme se Cafu-s i ishin sekuestruar disa prona për shkak të borxheve, më pas drama e madhe ishte kur, Danilo, djali i tij vdiq nga një atak në zemër duke luajtur futboll. Dhe tani, për të konfirmuar problemet financiare, vjen edhe mbyllja e fondacionit të Cafu-s.

Në vitin 2003, ai themeloi fondacionin “Irene Garden” për të luftuar varfërinë në lagjen San Paolo ku lindi braziliani. Pas më shumë se 16 vitesh fondacioni i tij mbyllet për shkak të problemeve ekonomike.

Financuesit ishin zhdukur në dy vitet e fundit, duke e bërë të pamundur që Cafu t’a mbante fondacionin e tij i vetëm. Ish-mbrojtësi i Milan dhe Romës, në verë u shpreh se problemet e tij do të zgjidheshin shumë shpejt, por që fjalët e tij ishin shumë larg realitetit.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cafu kupa e botes lojtari i brazilit cafu kupa e botes lojtari i brazilit

Sondazh

Poll