Sport

FOTO/ Krishtlindje për t’u harruar për presidentin e Serie A. Tifozët e kērcënojnë: Zgjidhe mirë lokalin tënd

25 Dhjetor 2019, 19:01 Nga DOSJA
FOTO/ Krishtlindje për t’u harruar për presidentin e Serie A.

ITALI- Ekipi i Sampdoria-s nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionatin italian. Skuadra doriane aktualisht renditet në vendin e 17-të dhe po lufton për të qëndruar në Serie A.

Kjo gjendje e skuadrës nuk i ka pëlqyer tifozëve të cilët janë të pa kënaqur sesi presidenti Ferrero po e drejton klubin. Në një nga rrugët pranë shtëpisë së numrit një, ishte vendosur një parrullë kërcënuese ku shkruhej: “25 dhjetor, dreka e Krishtlindjes: Ferrero zgjidhe mirë lokalin tënd.”

Policia po bashkëpunon me Ferreron, në përpjekje për të mësuar se kush ishin personat, ndërsa patrulla tani kalon më shpesh te shtëpia e 68 vjeçarit për t’u garantuar që nuk rrezikohet asgjë.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ferrero rocher sampdoria tifozet ne itali ferrero rocher sampdoria tifozet ne itali

Sondazh

Poll