Sport

Plas skàndali në Brazil, sulmuesi i njohur lë nënën e tre fëmijëve, lidhet me mbesën e saj. Si ia dhanë lajmin familjar

24 Dhjetor 2019, 20:18 Nga DOSJA
Plas skàndali në Brazil, sulmuesi i njohur lë nënën e

KINË– Sulmuesi i njohur i brazilit, Hulk ka pushtuar mediat rozë me lidhjen e tij më të re pas ndarjes nga bashkëshortja, me të cilën ka edhe 3 fëmijë.

Futbollisti i Shanghai Sipg, Hulk është ndarë nga partnerja e tij Iran Angelo de Souza, pasi ka nisur një lidhje me mbesën e saj, e cila quhet Camila. Mesa duket martesa prej 12 vitesh nuk e ka penguar brazilianin që të shohë edhe brenda familjes.

Mësohet se ka qënë Camila ajo që ka hyrë mes çiftit, ndërsa lajmin prindërve të vajzës ua kanë dhënë bashkë me anë të një telefonate. Pasi lajmi u publikua, agjensia që merret me menaxhimin e Hulk, bëri me dije se dyshja janë zyrtarisht bashkë që prej muajit tetor dhe kishin vendosur që të dilnin hapur në publik. 

Kjo hisori ka krijuar një skandal të vërtetë në Brazil, ku nuk kanë të ndalur me komentet negative që janë adresuar për futbollistin dhe të dashurën e tij të re.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport hulk iran angelo de souza hulk iran angelo de souza

Sondazh

Poll