Sport

Truri elektronik e tha fjalën e tij: Messi në lojë vlen dyfish më shumë se Ronaldo

25 Dhjetor 2019, 21:38 Nga DOSJA
Truri elektronik e tha fjalën e tij: Messi në lojë vlen dyfish

SPANJË- Edhe në pemën e Vitit të Ri, debatet ndizen si dritat e zbukurimit festiv. Më mirë Messi apo Cristiano Ronaldo?Admiruesit e tyre nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe: Ronaldo është më i mirë se Messi dhe anasjelltas. Në universitetin e Leuven çështja është bërë objekt studimi dhe më në fund është gjetur një medotë për t’i dhënë fund debatit.

Profesori Jesse Davis shpjegoi parimet e analizës së të dhënave: Vlera e një futbollisti përcaktohet shpesh nga golat dhe asistet. Megjithatë është një ngjarje shumë e rrallë, pasi mesatarisht 1.600 veprime ndodhin në një aksion loje. Truri elektronik shfrytëzoi të dhënat e dy lojtarëve, që nga fillimi i sezonit 2013/14 derisa Ronaldo u largua nga Spanja për t’u bashkuar me Juventusin.

Messi- Rezultati lë pak hapësirë për interpretim: kompjuteri ka vërtetuar se indeksi qe përcakton futbollistin argjentinas është 1.21 për çdo ndeshje, ndryshe nga indeksi i Ronaldos që e ka kuotën 0.61 për ndeshje. Nga sezoni 2015/16.

Messi ka një numër shumë të madh të aksioneve dhe gjithashtu ka një vlerë më të madhe sa i përket realizimeve. Me pak fjalë, CR7 është një snajper, ndërsa Messi futbollist më i kompletuar.Ky është verdikti i trurit elektronik: Messi është i vlefshëm dy herë sa Ronaldo.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo jesse davis lionel mesi cristiano ronaldo jesse davis lionel mesi

Sondazh

Poll