Sport

FOTO-EKSKLUZIVE/ Deklarata e Duros për tifozët, Safet Gjici gjóbit trajnerin, do t’i mbahet gjysma e rrogës (SHIFRA)

26 Dhjetor 2019, 13:13 Nga DOSJA
FOTO-EKSKLUZIVE/ Deklarata e Duros për tifozët, Safet Gjici

Kukësi e ka mbyllur vitin 2019 në vend të parë, por kjo nuk ka mjaftuar që trajneri Shpëtim Duro t’i kalojë i qetë festat. Në ndeshjen e fundit që skuadra e Kukësit zhvilloi në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut, Duro u shpreh: Edhe ata 5 tifozë që vijnë merren dhe shajnë lojtarët. Ambienti është i ftohtë”.  Deklaratë në fakt që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të cilët kanë marrë masë administrative ndaj teknikut. Dosja.al, ka zbuluar shkresën e gjóbës madje duke vënë në dijeni FSHF-në.

“Njoftojmë trajnerin Duro se klubi i Kukësit e ka dënuar me gjóbë 50% të pagës së muajit nëntor 2019. Arsyeja e dënimit është shkelja e kontratës dhe rregullores së klubit nga trajneri në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu më 22 dhjetor në Elbasan. Trajneri është përplasur me tifozërinë e Kukësit në tribunë dhe duke mos mjaftuar kjo, ka dhënë deklarata në media kundër tyre, veprime këto që nuk duhet të ndodhin nga një profesionist”, citohej ndër të tjera në shkresën ku njoftohej për gjóbë trajneri Duro.

Shkresa mban firmën e administratorit Lavdrim Gjici, vëllai i presidentit Safet Gjici. Paga e tij mujore mësohet se është 2500 euro dhe kësisoj, klubi tashmë do t’i mbajë trajnerit 1250 euro nga paga e nëntorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ladrim gjici safet gjici shpetim duro ladrim gjici safet gjici shpetim duro

Sondazh

Poll