Sport

“Toše Proeski Arena” dhe “Air Albania”, dueli për kompeticionin e tretë të UEFA-s

26 Dhjetor 2019, 12:44 Nga DOSJA
“Toše Proeski Arena” dhe “Air Albania”, dueli

Tiranë- Duke filluar nga sezoni 2021-2022, UEFA, do të shtojë edhe një kompeticion tjetër në nivel klubesh. Fjala është për “UEFA Conference League”, që do të jetë kompeticioni i tretë europian pas Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Në këtë kompeticion do të kenë mundësi të luajnë disa prej klubeve më të vogla që nuk arrijnë të jenë pjesë e dy kompeticioneve,ndërkohë kanë nisur edhe aplikimet e para pranë UEFA-s për stadiumin që do të mirëpriste finalen e sezonit 2021-2022 dhe atij 2022-2023.

Ndër impiantet që do të jenë në garë janë “Todor Proeski” i Shkupit dhe “Air Albania” i Tiranës, ndërsa kanditat gjithashtu do të jenë edhe ai i Kretës në Greqi dhe stadiumi i “Saint Etienne” në Francë. Vendimi për impiantin ku do të luhen finalet e para të kompeticionit më të ri të UEFA-s, do të merret më datë 3 dhjetor të vitit 2020.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport “toše proeski arena” air albania dueli për kompeticionin e tretë të uefa-s “toše proeski arena” air albania dueli për kompeticionin e tretë të uefa-s

Sondazh

Poll