Sport

Barcelona nuk lodhet, tjetër përpjekje për Neymar. Ja shuma që kërkon PSG

24 Dhjetor 2019, 14:32 Nga DOSJA

BARCELON- Barcelona do të provojë edhe një herë të arrijë te Neymar.Në verë u përfol gjatë për një kalim të brazilianit në në Spanjë,por ishte PSG që bllokoi çdo transferim.

Sidoqoftë, pas rikthimit nga dëmtimi, sulmuesi po vazhdon të performojë mjaft mirë dhe Barcelona është e gatshme të rikthehet përsëri te pista që të çon te braziliani. Verën e kaluar, drejtori sportiv i PSG-së Leonardo kërkoi 222 milionë euro për Neymar, ndërkohë që ekipi spanjoll po shpreson të sigurojë kwtw shumw, përmes shitjes së lojtarëve.

Gazeta Mundo Deportivo, shkruan se Neymar është objektivi numër një i drejtuesve të Barcelonës pwr vitin 2020. Gjatë kohës që Neymar ka qenë pjesë e Barcelonës ai gëzoi suksese të mëdha, duke shënuar 105 gola në 186 paraqitje. Ai fitoi gjithashtu dy tituj të La Liga, tre Copa Del Rey dhe një Champions League në 4 sezone që ai u aktivizua me Barcelonën.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelon neymar psg barcelon neymar psg

Sondazh

Poll