Sport

VARGAS: I kërkova Messit fanelën për ankand, ja çfarë bëri argjentinasi, kolumbiani tregon prapaskenën me lojtarin

24 Dhjetor 2019, 10:41 Nga DOSJA

Fabian Vargas, ish-futbollisti i Boca Juniors dhe Almerias në Spanjë, tregon një moment të rëndësishëm në karrierën e tij ku përfshihet Lionel Messi. Para ndeshjes Almeria-Barcelona, disa miq të futbollistit, i kishin kërkuar Vargasit fanellën e tij për t’a futur në ankand dhe paratë do të shkonin për viktimat në Kolumbi, për shkak të përmbytjeve që ndodhën atë vit.

“Unë përfitova nga ndeshja me Barcelonën dhe i bëra një kërkesë Messit, që të më jepte fanelën e tij”, thotë Vargas. Ekipi i tij Almeria u mund nga Barcelona me shifrat 8-0, dhe nga kjo disfatë Fabian Vargas kishte harruar t’ja merrte fanelën Lionel Messit. Në përfundim të ndeshjes një nga pjesëtarët e stafit i kishte thënë se ishte dikush jashtë që dëshironte t’a takonte.

“Unë dola jashtë dhe aty ishte Messi  me një çantë të vogël”.“Mbaj mend që ai tha: “Ja, këto janë fanelat që munda t’i mblidhja për ty”. Unë e falënderova dhe e përqafova duke menduar se ishte vetëm fanela e tij ashtu siç ia kisha kërkuar “.Kur u ktheva dhe hapa çantën, kishte jo vetëm fanelën e Messit, por edhe ato të Xavi, Iniestas, Dani Alves, Gerard Pique dhe Carles Puyol”, tregon  kolumbiani.“Nuk do ta harroj kurrë atë gjest. Uroj që Messi të vazhdojë të thyejë rekorde. Kjo edhe për shkak të gjestit të tij ndaj meje”, e mbyll rrëfimin e tij Fabian Vargas.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelon messi ne ndihmë për viktimat në kolumbi barcelon messi ne ndihmë për viktimat në kolumbi

Sondazh

Poll