Sport

FOTO/Talenti Haalnad është dhurata e parë për Sarrin

24 Dhjetor 2019, 11:37 Nga DOSJA

Gazeta torineze “Tuttosport” e bën fakt të kryer kalimin e norvegjezit te Juventus
Pas zhgënjimit në Superkupë,dhe stuhisë së dënimeve nga Disiplina për Bentancur, Sarri, Nedved e Paraticit, tani Juventus ka përqendruar merkaton te Erling Braut Haaland, sulmuesi norvegjez i Salzburgut që është zbulimi i pjesës së parë të sezonit, i cili ka shënuar 28 gola në 22 paraqitje.

“Tuttosport”, e bën të fakt të kryer kalimin e norvegjezit në Torino.“Zonja e vjetër” ka fituar konkurencën me kundërshtar si Manchester United, Borussia Dortmund dhe Leipzig. Pas zërave që ndezën merkaton në dy javët e fundit, sipas të cilave lojtari mund të lirohej për nkalimi një klauzolë minimale prej 30 milionë vetëm në janar, klubi bardhezi ka përshpejtuar operacionin, duke i shmangur të gjithë falë Mino Raiola, që është menaxheri i lojtarit dhe bëri ndërmjetësin me kampionët e Italisë.

19 vjecari ka preferuar një skuadër që të jetë kompetitive në nivele të larta e ka zgjedhur Juventus, që është gati ti bëjë vend në një repart ofensiv të jashtëzakonshëm sulmi me Ronaldon, Dybala e Higuain. Operacioni duhet të mbyllet për shumën rreth 30 milionë plus bonuset.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport haalnad kalimi ne toreno sarri haalnad kalimi ne toreno sarri

Sondazh

Poll