Sport

FOTO/Ferrari njofton rinovimin me Leclerc: Akordi deri në vitin 2024 dhe me trefishim page

23 Dhjetor 2019, 20:25 Nga DOSJA
FOTO/Ferrari njofton rinovimin me Leclerc: Akordi deri në vitin 2024 dhe me

Ferrari blindon zyrtarisht Charles Leclerc deri në vitin 2024: Zyrtarizimi u konfirmua ditën e hënë në mëngjes, me pagën e pilotit që është trefishuar.

22 vjeçari do të fitojë 9 milionë euro në sezon. Kontrata e mëparshme skadonte në 2021. Një dhuratë e bukur Krishtlindjeje për pilotin, i cili në sezonin e tij të parë impresionoi në timonin e Ferrarit.

7 pole position e dy fitore, më mirë sesa shoku i tij i skuderisë Vettel i cili përfiton 35 milionë në vit. Ferrari përshpejtoi proçedurat për të rinovuar sa më shpejt me Leclerc, që po fillonte të ngjallte interesin e rivalit kryesor Mercedes.

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport charles leclerc formula 1 charles leclerc formula 1

Sondazh

Poll