Sport

Wanda Nara mbron Icardin dhe ironizon Lukakun: Do të ishte mirë ta shihnim belgun me ekipet e mëdha, Championsin ta shohë ng

23 Dhjetor 2019, 18:33 Nga DOSJA
Wanda Nara mbron Icardin dhe ironizon Lukakun: Do të ishte mirë ta

FRANCË- Wanda Nara, agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Mauro Icardit, është rikthyer të flasë sërish për skuadrën e Interit,që po kalon një moment fantastik në Serie A.

Tifozët tashmë duken se e kanë harruar ish-kapitenin e tyre dhe Romelu Lukaku po dashurohet gjithnjë e më shumë nga populli zikaltër. Megjithatë Wanda Nara-s nuk i ka pëlqyer që bashkëshorti i saj është harruar kaq shpejt nga tifozët:

“Do të ishte mirë ta shihnim Lukakun edhe në ndeshje të mëdha. Ai nuk arriti t’i japë Interit kualifikimin në Ligën e Kampioneve, kështu që do e shohë fazën me eleminim nga televizori. Numri i fundit 9 shënoi afërsisht 150 gola për Interin. Mendoj se Conte është ai që po e bën gjithë punën te Interi. Lukaku u kritikua pas Ligës së Kampioneve, ndërsa tani vlerësohet si një fenomen. Jam një tifoze e Interit, por nuk mund ta duroj këtë mungesë respekti nga ana e tifozëve,”-shprehet Nara. 

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport icardi iken nga interi mauro icardi mauro icardi wanda nara icardi iken nga interi mauro icardi mauro icardi wanda nara

Sondazh

Poll