Sport

VIDEO/ United befason Cityn në finalen e FA Cup, 2-0 mbyllet pjesa e parë…

Manchester United hapi rezultatin kundër Cityt të shtunën në finalen e Kupës pas një topi të Josko Gvardiol i cili humbi pasimin me kokë drejt portierit të tij Stefan Ortega. Mainoo (39’) dyfishon epërsinë

25 Maj 2024, 17:15 Nga DOSJA
VIDEO/ United befason Cityn në finalen e FA Cup, 2-0 mbyllet pjesa e

ANGLI - Në garën për dyfishin e premier League-FA Cup, Manchester City qëlloi veten në këmbë gjatë finales së tyre kundër United të shtunën.

Ishte një ngatërresë në mbrojtjen e tij që çoi në golin e parë të ndeshjes: në një top të gjatë, Josko Gvardiol (30’) gaboi duke u përpjekur t’ia dërgonte topin portierit të tij Stefan Ortega. Argjentinasi Alejandro Garnacho, në pritë, thjesht duhej të shtynte topin për të hapur rezultatin.


Goditja e dytë nuk do të vononte shumë, pas nëntë minutash, në një aksion të shpejt dhe qartë në zonën e Cityt, 19-vjeçari Kobbie Mainoo (39’), me qetësi do ta dërgonte topin për here të dytë në portën e Ortegës.


Me rezultatin 2-0 u mbylllën edhe 45 minutat e para në ndeshjes finale të FA Cup në ‘Wembly’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll