Sport

Textor kërkon të shesë aksionet te Crystal Palace, por nuk mendon të blejë Everton

“The Athletic” zbuloi këtë të premte se John Textor po kërkon të shesë aksionet e tij te Crystal Palace, por jo për të blerë Everton.

25 Maj 2024, 11:30 Nga DOSJA

Textor kërkon të shesë aksionet te Crystal Palace, por nuk mendon

ANGLI - Sipas ‘The Athletic’, John Textor dëshiron të shesë aksionet e tij (45%) që zotëron te Crystal Palace, pasi u përpoq, më kot, të bëhej aksioner i shumicës së klubit londinez.

Shefi i kompanisë Holding Eagle Football mësohet se ka kontaktuar bankën e investimeve Raine për të gjetur një investitor të përshtatshëm për të blerë aksionet e tij.

Mediat angleze shtuan këtë të premte, se amerikani, pronar i OL, do të ishte i interesuar për të blerë Everton dhe se do të kishte nisur diskutimet me pronarin e tij, Farhad Moshiri.

Të kontaktuar, bordi i Eagle konfirmon dëshirën për të shitur aksionet e Palace, e cila dihet prej disa muajsh, por jo dëshirën për të blerë Everton. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll