Sport

“Rasti Negreira”, Barcelona lirohet nga akuzat për korrupsion ndaj gjyqtarëve...

Të përfshirë në një rast të dyshuar të korrupsionit të gjyqtarëve, Barcelona dhe presidenti i saj, Joan Laporta, u shfajësuan nga një gjykatë e Barcelonës. Por afera “Negreira” nuk është mbyllur plotësisht.

25 Maj 2024, 12:00 Nga DOSJA

“Rasti Negreira”, Barcelona lirohet nga akuzat për korrupsion

SPANJE - Gjykata e Barcelonës hodhi poshtë akuzat ndaj Barcelona për skandalin e korrupsionit të arbitrave, e njohur si afera “Negreira”. Drejtësia spanjole ndërpreu hetimet edhe për presidentin e klubit, Joan Laporta. Ish-presidentët e Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell mbeten subjekt i një hetimi.

Pagesat që arrijnë në më shumë se 7.3 milionë euro, midis viteve 1994 dhe 2018, nga klubi katalanas për një ish-zyrtar të lartë në arbitrazhin spanjol mbeten në origjinën e këtyre hetimeve. Prokurorët hetues dyshuan se klubi kishte paguar një kompani për të ndikuar në vendimet e arbitrave.

Një hetim që filloi në 2023

Kjo kompani atëherë ishte në pronësi të José Maria Enriquez Negreira, ish-zv.president i Komitetit Teknik të Arbitrarëve (CTA) në Spanjë midis 2001 dhe 2018. Gjykata e Barcelonës vendosi që Negreira nuk kishte statusin e arbitrit zyrtar kur ishte zv.president i KTSH-së, duke shpjeguar kështu rrëzimin e akuzës.

Hetimi filloi në mars 2023, pasi autoritetet tatimore spanjole identifikuan parregullsi në pagesën e taksave të bëra midis 2016 dhe 2018 nga kompania ‘Dasnil 95’, në pronësi të Negreira. FC Barcelona kishte thënë se i kishte paguar ‘Dasnil 95’ për këshilla mbi arbitrimin dhe për të prodhuar raporte për zyrtarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll