Sport

Ten Hag shpërthen: "United nuk ka fituar një Premierligë për 11 vjet, por ata më sulmojnë për të lënë një përshtypje të mirë jashtë"

“Këta janë të njëjtët njerëz që më uruan vitin e kaluar. Atëhere isha gjeni, këtë vit jam trajneri më i keq në Premierligë”.

25 Maj 2024, 15:08 Nga DOSJA
Ten Hag shpërthen: "United nuk ka fituar një Premierligë

ANGLI - Shpërthimi i bujshëm i Erik ten Hag. Trajneri holandez, i cili së shpejti do të garojë me mundësinë për të fituar një trofe me Manchester United (derbi kundër Cityt në finalen e FA Cup) foli në një intervistë për ‘Voetbal International’, duke sulmuar kritikuesit e tij:

"Le të përpiqemi të jemi të qartë, ne do të luajmë finalen e FA Cup, të cilën e kanë fituar 8 vjet më parë, ndërkohë që Premier League kanë 11 vite pa e fituar... Por ata ende presin që ne të fitojmë çdo ndeshje. Veç United ende nuk është gati: duhej të fillonim të ndërtonim diçka.

Ne e hodhëm hapin e parë vitin e kaluar, por më pas zbulohet se këtu, askush nuk është i kënaqur kurrë brenda klubit. Por jashtë klubit ata thanë se unë kisha fituar vetëm Carabao, se kisha humbur finalen e FA Cup dhe se kisha përfunduar i 3-ti në Premier League.

Epo, kjo është të mos kesh ndjenjën e realitetit. Klubet e tjera kanë një ekip shumë më të mire se i yni. Ky është klubi më i madh në Angli dhe ndoshta në botë. E doni ose e urreni, nuk ka rrugë të mesme. Pra, kur gjërat shkojnë keq, të gjithë fillojnë të flasin dhe të flasin me zë të lartë.

I gjithë ky negativitet nga këta të ashtuquajtur ekspertë, të cilët nuk kanë aftësi të analizojnë diçka me fakte, por preferojnë të sulmojnë njerëzit për t'u dukur mirë, nuk është i mirë. Dhe këta janë të njëjtët njerëz që më uruan vitin e kaluar. Atëhere isha gjeni, këtë vit jam trajneri më i keq në Premierligë”.

E ardhmja? "E di që INEOS do të ndryshojë gjërat në klub dhe disa projekte tashmë kanë filluar. Carrington do të shkatërrohet plotësisht, do të ketë një qendër të re sportive. Ata thanë se donin të ndryshonin gjithçka dhe se donin të rindërtonin Manchester United. Kjo është ajo që ata më thanë personalisht për sezonin e ardhshëm."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll