Sport

Xabi Alonso, para finales së Kupës së Gjermanisë: “Duhet të ecim përpara”...

Bayer Leverkusen pësoi humbjen e parë të sezonit këtë të mërkurë në finalen e Europa League kundër Atalantës (3-0). Por për Xabi Alonson ky episod ka përfunduar, duhet të fokusohemi te finalja e Kupës së Gjermanisë këtë të shtunë (20:00).

25 Maj 2024, 15:45 Nga DOSJA
Xabi Alonso, para finales së Kupës së Gjermanisë:

GJERMANI - Në konferencën për shtyp para finales së Kupës së Gjermanisë, trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, u shpreh:

“Ne kemi një ide të qartë se çfarë shkoi keq të mërkurën (kundër Atalanta në finalen e Ligës së Evropës), por le të shpresojmë se nuk do të ketë një ndikim të madh. Nëse duam që skuadra të zhvillohet në aspektin sportiv dhe mentalitet, duhet të ecim përpara pas një disfate.

Është një objektiv i madh që na pret dhe ne duam ta mbyllim sezonin me një ndjenjë të mirë dhe këtë kupë të madhe. Ka mbaruar, Dublin, ka mbaruar. Ne mendojmë vetëm për një gjë: finalen e Kupës së Gjermanisë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll