Sport

“Euro 2024” pa VAR!... Nis beteja ligjore me UEFA-n, për shkak të pozicionit jashtë loje

"Ballinno pretendon se 13 vjet më parë iu dha një patentë për një metodë dhe sistem për zbulimin e një situate jashtë loje”.

25 Maj 2024, 14:33 Nga DOSJA

“Euro 2024” pa VAR!... Nis beteja ligjore me UEFA-n, për shkak

ZVICER - Një kompani holandeze padit UEFA-n për shkak të... VAR-it. Siç shkruan ‘The Sun’, kompania Ballinno në fakt i ka kërkuar UEFA-s që të mos përdorë më VAR-in për të identifikuar pozicionet jashtë loje, duke qenë se kjo teknologji është e kopjuar.

Një dhimbje koke e madhe vetëm pak javë para fillimit të ‘Euro 2024’, ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në Hamburg më 3 qershor. Epo, nëse gjyqtari e pranon këtë kërkesë, UEFA do të detyrohet të mos përdorë më VAR-in për të zbuluar offside.

"Ballinno pretendon se 13 vjet më parë iu dha një patentë për një metodë dhe sistem për zbulimin e një situate jashtë loje. Për më tepër, ajo pretendon se ka regjistruar një propozim për një çip në topa që do të zbulonte në çast pozicionin jashtë loje me komunikim të drejtpërdrejtë me gjyqtarin në kufje”,- shkruan portali Calcio e Finanza.

"UEFA është e bindur, se përdorimi i VAR-it për pozicion jashtë loje nuk duhet të ndikohet në asnjë mënyrë edhe nëse gjykata e Hamburgut miraton kërkesën e Ballinnos. Në të vërtetë, patenta origjinale tregon një teknologji të bllokimit të topit, duke i paralajmëruar gjyqtarët, në mënyrë specifike, për lojtarët në rast të pozicionit jashtë loje". vazhdon i njëjti burim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll