Sport

E marta, dita e Flick te Barcelona: kontratë deri në vitin 2026, me dy ndihmësa besnikë…

Trajneri gjerman do të ndihmohet nga Toni Tapalovic dhe Marcus Sorg, të dy ish-ndihmësa te Bayern Munichu.

25 Maj 2024, 14:44 Nga DOSJA

E marta, dita e Flick te Barcelona: kontratë deri në vitin 2026, me dy

SPANJE - Pasi ka përshëndetur zyrtarisht trajnerin Xavi Hernandez, Barcelona po përgatitet të shpallë Hansi Flick si trajnerin e saj të ri.

Jo vetëm nga Katalonja, por konfirmimet vijnë edhe nga Gjermania, ku ‘Sky Sport DE’ flet për një marrëveshje të gjetur tashmë mes palëve mbi bazën e një kontrate dyvjeçare (në vend të opsionit plus vjetor për vitin e ardhshëm).

Trajneri gjerman do të ndihmohet nga Toni Tapalovic dhe Marcus Sorg, të dy ish-ndihmësa te Bayern Munichu. Kontrata gati deri në vitin 2026, të marten, me shumë gjasa do të shpallet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll