Sport

Olivier Giroud përshëndet tifozët në rrjetet sociale: "E fundit, me një buzëqeshje"…

Sulmuesi francez në ndeshjen e tij të fundit me kuqezinjtë do të tentojë të kthehet sërish te goli…

25 Maj 2024, 15:30 Nga DOSJA

Olivier Giroud përshëndet tifozët në rrjetet sociale:

ITALI - Do të jetë një mbrëmje e përlotur në San Siro këtë mbrëmje për tifozët e Milanit, të cilët do t'i thonë lamtumirë Piolit dhe Kjaerit pas pesë vitesh dhe Olivier Giroud-it pas tre sezonesh dhe atij dygolësh në derbin që riktheu skudeton në Milano.

Për t'i dhënë fund karrierës së tij, sulmuesi francez ka zgjedhur MLS-në dhe Los Angeles, por fillimisht do të përpiqet të 'kthehet' edhe një here te goli (ose ndoshta dy herë për të arritur 50 gola me kuqezinjtë) në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Salernitanas.

Në ditën e lamtumirës së tij, ish-lojtari i Chelseat, i cili arriti të shuajë ‘mallkimin e numrit 9’ me Milanin mëngjesin e sotëm, ka dashur t’u kushtojë fansave një video të publikuar në profilin e tij në Instagram.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olivier Giroud (@oliviergiroud)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll