Sport

Më mirë vonë se kurrë. Edhe Leicester i bën homazhe Ranierit pas pensionimit të tij, por kjo shkakton polemika…

Vetë tifozët e ‘Foxes’ ishin rebeluar kundër klubit, i cili ndërkohë kishte publikuar edhe një homazh për të festuar 10-vjetorin e Marc Albrighton me Leicester.

25 Maj 2024, 14:03 Nga DOSJA

Më mirë vonë se kurrë. Edhe Leicester i bën homazhe

ANGLI - Pas gati 40 vitesh në stol, Claudio Ranieri ka vendosur të thotë mjaft. Ai e bëri këtë mbrëmjen e së martës, duke njoftuar lamtumirën e tij me Cagliarin dhe futbollin në një video të transmetuar në kanalet zyrtare të Sardenjës.

Një teknik shumë i dashur, Ranieri ka pasur eksperienca të ndryshme jashtë vendit; i pari ishte në pankinën e Valencias, i paharruari te Leicester, ku fitoi një Premier League historike në sezonin 2015/16.

Ishte pikërisht mungesa e një mesazhi nga klubi, që duhej ta kishte gëzuar Ranierin më shumë se kushdo që na kishte surprizuar ditët e fundit. Vetë tifozët e Foxes (aktualisht të angazhuar në turneun e tyre të fund-sezonit në Hong Kong) ishin rebeluar kundër klubit, i cili ndërkohë kishte publikuar edhe një homazh për të festuar 10-vjetorin e Marc Albrighton me Leicester.

Vetëm dje ka ardhur “patch”, por nuk ka kënaqur askënd. Një mesazh shumë “i varfër” në përmbajtje dhe transport emocional: “Faleminderit shumë. I urojmë të gjitha të mirat kampionit të Premierligës, Claudio Ranieri, pasi mbrëmë konfirmoi tërheqjen nga futbolli,” - thuhet në shënimin e klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leicester City (@lcfc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll