Aktualitet

Gjendet një trup nën rrënojat e avionit me të cilin udhëtoi Emiliano Sala

4 Shkurt 2019, 12:52 Nga DOSJA
Gjendet një trup nën rrënojat e avionit me të cilin

Një ditë më parë u raportua se avioni i Emiliano Salës u gjet në fundit e detit, në Kanalin anglez. Për familjarët ky ishte një lajm tepër i hidhur.

Por sot “The Guardian” shkruan se një trup është parë nën rrënojat e avionit të fundosur në det. Sipas Degës së Investigimit të Aksidenteve ajrore, në një video nën ujë duket një trup nën një metal të ndryshkur.

Megjithatë hetuesit ende nuk kanë konfirmuar se trupi është i 28-vjeçarit Sala. Për të gjitha këto ngjarje është njoftuar dhe familja e argjentinasit.

 Avioni i Piper Malibu u zhduk nga radarët afër Ishujve Channel më 22 janar. Bashkë me të në avion ndodhej edhe piloti.  (Lexo edhe këtë)

Burimi: The Guardian

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet emiliano sala trup në rrënojat e avionit emiliano sala trup në rrënojat e avionit

Sondazh

Poll